Tritol “bosit” të makinave në Shkodër, policia arreston njërin nga autorët, në kërkim tjetri
Policia e Shkodrës prangos një prej autorëve të shpërthimit me eksploziv në Shkodër.
Mbrëmjen e sotme blutë kanë vënë në pranga shtetasin, Marselian Guri, ndërsa kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dytë të kësaj ngjarje, Shkelzen Xhenja.
Të dy këta shtetas dyshohet të jenë autorë të vënies së eksplozivit në banesën e biznesmenit të makinave Bledar Caka. Ngjarja u regjistrua në oret e para te mengjesit në lagjen “Salo Halili”, ku sasia e tritolit e vendosur ne deren e familjes se Bledar Cakes 34 vjeç, ka tronditur te gjithe zonen.
Fatmiresisht nga shperthimi nuk ka patur te lenduar, por vetem deme materiale si ne banesen e shtetasit ne fjale, ashtu edhe ne ashensorin e pallatit dhe ne xhamat e dritareve perreth.
Ne momentin e shperthimit ne banese ishin 8 pjestaret e familjes, mes te cileve edhe 3 te mitur. Menjehere ne vendin e ngjarjes ka mberritur policia e Shkodres, e cila ka nisur hetimet per te zbardhur te plote kete ngjarje. Akoma nuk dihet sasia e tritolit e vendosur ne hyrjen e baneses, ndersa dyshohet se personat ne fjale, jane ndihmuar nga nje person tjeter per te hyre fillimisht ne hyrjen e pallatit, e me pas permes ashensorit jane ngjitur deri ne katin e peste ku jeton familja Canka.
Me pas ato kane vendosur ne toke ngjitur me deren, sasine e tritolit duke u larguar. Te dhenat paraprake flasin per shperthim te telekomanduar, megjithate rrethanat mbesin te paqarta dhe pritet qe policia e Shkodres te zbardhe te plote ne oret ne vijim kete ngjarje. Shtetasi Bledar Canka eshte marre vitet e fundit me shitje-blerje automjetesh, por ngjarjen ne fjale ai nuk e lidh me punen qe ben. Policia po heton ne disa pista mbi kete shperthim, mes te cilave edhe per ndonje konflikt te vjeter qe mund te kete patur kjo familje.
Ky eshte shperthimi i radhes ne Shkoder, pas atij ndaj efektivit Kujtim Çardaku ne qender te qytetit, ku akoma edhe sot pas disa muajsh nga ajo ngjarje nuk ka asnje te ndaluar nga policia.