Atentatet me mina-celular,Tahiri pret AKEP e përfaqësues të kompanive celulare
Një ditë pas iu drejtua me një letër për mbylljen e numrave celularë aktivë që nuk kanë një pronar të identifikuar, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka pritur pasditen e sotme në ambientet e Ministrisë që drejton Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare si dhe përfaqësues të kompanive celulare.Nisur dhe nga shqetësimi i ngritur i Tahirit, në qëndër të diskutimeve mendohet të jete gjetja e një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje, duke ofruar të gjithë ekspertizën e nevojshme për të bërë ndryshimet ligjore përkatëse, që do t’i japin fund një herë e mirë tregut të paligjshëm të kartave celulare, duke përfshirë sanksione penale për të gjithë përgjegjësit, nga operatorët celularë deri te shitësit dhe blerësit e numrave celularë fantazmë.Pasi për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, numrat celularë pa një pronar të individualizuar përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare, rendin publik dhe jetën e qytetarëve.“Nga hetimet paraprake mbi disa çeshtje me rrezikshmëri kriminale të theksuar është evidentuar një element i përbashkët që mund të ketë lehtësuar kryerjen e veprimtarisë kriminale: numrat celularë pa pronar të identifikuar”.Sipas Ministrit, ky fenomen i trashëguar prej kohësh është kthyer në një problem që cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, rendin publik e mbi të gjitha jetën e qytetarëve.