Ministrja e Arsimit në Vlorë, inspekton kushtet e ambjenteve shkollore
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, eshte ndalur kete te marte ne qytetin e Vlores , ku ka inspektuar nga afer disa prej institucioneve arsimore ne qytet, si parashkollore dhe shkollore.E shoqeruar nga shefja e kabinetit, por dhe drejtoresha e drejtorise arsimore te Vlores Albana Hodaj, ndalesen e pare ne kete inspektim te gjere ministrja e ka patur ne kopshtin numer 9.Gjate inspektimit te saj ne kete institucion parashkollor, Ministrja ka vleresuar punen e perkushtuar te edukatoreve, duke nenvizuar nder te tjera se miredukimi i femijve nenkupton nje shoqeri, por dhe te ardhme me te mire.Ministrja e Arsimit eshte ndalur gjithashtu dhe tek infrastrukura , duke u shprehur se ne te gjitha institucionet arsimore, perfshi ketu edhe ato ne vlore, qofshin parashkollore dhe shkollore ka nevoje per nderhyrje.Ndalesa e radhes e Ministres Lindita Nikolla ka qene ne shkollen 9 -vjecare “Lef Sallata”, ku nga nxenesit dhe stafi mesimor eshte zhvilluar java olimpike. Për shkollë “Lef Sallata” nga Ministrja jane premtuar investime dhe projekte ne drejtim te sportit, nderkohe qe jane vleresuar me çertifikate mirenjohje tre nxenesit e kesaj shkolle per arritje ne sportin e karatese.Shkolla “Ali Demi” ka qene institucioni arsimor i zgjedhur nga Ministrja Lindita Nikolla per te biseduar nga afer me gjimnazistet e qytetit te Vlores.Ne kete bisede te perbashket eshte diskutuar per shqetesimet apo problematikat e ndryshme te ngritura nga nxenesit dhe mesuesit.Inspektimi i Ministres se Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ne gjimnazin “Ali Demi” eshte mbyllur me nje bashkebisedim, ku eshte diskutuar per shqetesimet apo problematikat e ndryshme te ngritura nga nxenesit dhe mesuesit.