Dekretet, PD: Akti i sotëm kundër integrimit, konsensusit dhe institucioneve
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka akuzuar mazhorancën për shkelje të ligjit të gjykatës së lartë. Nënkryetari i grupit kuvendor demokrat, njëherësh anëtar i komisionit të ligjeve Eduard Halimi në një deklaratë për mediat pas rrëzimit të dekreteve të Presidentit për gjykatën e lartë, tha se me këtë akt mazhoranca dha për gjyqtarët mesazhin më negativ në historinë e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.Deklarata e plote:Sot mazhoranca në Komisionin e Ligjeve, me urdhër te Edi Ramës, kreu një akt të ri kundër integrimit European të vendit, kundër konsensusit politik në vend, kundër institucioneve të pavarura dhe kundër interesave te shqiptareve dhe partnerëve ndërkombëtare për një sistem drejtësie profesional, te pavarur, eficent dhe në shërbim të qytetarëve.Me rrëzimin e dekreteve të Presidentit të Republikës, për emërimin e Petrit Cenos dhe Gjovalin Përnocës si anëtar të Gjykatës së Lartë, mazhoranca shkeli me të dyja këmbët ligjin për Gjykatën e Lartë, një ligj i shkruar germë më germë nga ekspertët më të mirë të BE dhe që ishte kusht i panegociueshëm nga Brukseli, për dhënien e statusit të vendit kandidat, ligj i miratuar me shumicën e plotë parlamentare me 30 majin e vitit të kaluar.Sot mazhoranca rrezoi dy kandidaturat për në Gjykatë të Lartë, njeri kryetar i Gjykatës së Apelit të Republikës për Krimet e Renda dhe tjetri kryetar i Gjykatës së Apelit të Durrësit, me kërkesën se Presidenti i Republikës duhet të konsultohet për emrat e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë me kryeministrin dhe paralajmërimin se nuk do të kalojnë asnjë emërim në gjykata nëse emri nuk kalon nga zyra e kryeministrit Edi Rama.Duam të bëjmë të ditur për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë se ligji për Gjykatën e Lartë, i hartuar sipas standardeve të BE, thotë qartë se Presidenti i Republikës ka detyrimin të diskutojë me grupet parlamentare, kriteret për kandidatët në Gjykatën e Lartë, dhe jo emrat siç kërkoi sot Edi Rama. Proces që Presidenti e ka kryer në mënyrë publike.Ekspertet e BE kanë përcaktuar në ligjin e ri të Gjykatës së Lartë se Gjykata e Lartë duhet të jetë gjykatë karriere dhe se kandidatet duhet të plotësojnë kushte dhe kritere të qarta dhe konkrete. Dy gjyqtarët, plotësonin sot të gjitha kushtet dhe kriteret që parashikon ligji: janë gjyqtarë karriere, gëzojnë integritet të lartë moral, nuk kanë asnjë të dhënë negative por kanë vlerësime të shkëlqyera në punën dhe karrierën e tyre gjyqësore e profesionale për më shumë se 30 vite, si dhe janë drejtues të gjykatave që janë përballur me krimin e organizuar dhe bandat duke marrë vlerësimin e qytetarëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.Por dy kandidatët sot nuk kaluan sepse nuk plotësonin vetëm një kriter, sepse nuk i pëlqejnë Edi Ramës pasi janë gjyqtare karriere 30 vjeçare pa asnjë varësi politike.Sot të gjithë e kanë të qartë se ata që flasin për konsensus ditën, i ngulin thikën pas shpine konsensusit të arritur natën siç bënë për herë të dytë sot me të dytin ligj të kërkuar nga BE. Hapi i sotëm është tregues i qartë i shkatërrimin të konsensusit për të mirën e vendit dhe zëvendësimit të tij me dhunën e kartonave për interesa personale te Edi Ramës.Sot, mazhoranca e Edi Ramës goditi institucionin e Presidentit të Republikës, në mënyrën më të paprecedentë, duke i zhbërë kompetencat e tij të bazuara në ligj dhe kushtetute.Sot shqiptaret e kanë të qartë më shumë se kurrë se ata që flasin për reformë të sistemit të drejtësisë, nuk kanë ndërmend të reformojnë sistemin sipas standardeve të BE. Janë po ata që deri dje bllokonin Gjykatën Administrative dhe Gjykatën e Lartë kur ishin në opozitë dhe janë po ata që bllokojnë sot kur janë në pushtet.Me aktin e sotëm Kryeministri i dha 380 gjyqtarëve të sistemit gjyqësore mesazhin me negativ në historinë e shtetit të së drejtës; Nëse doni të bëni karrierë për në Gjykatën e Lartë, nuk ka rëndësi nëse jeni i ndershëm, profesionist dhe me eksperiencë. Rëndësi ka sipas, Edi Rames, të kalosh nga zyra e kryeministrit.Mazhoranca e tha fare hapur sot se është e interesuar ta kthejë drejtësinë mbrapa, dhe ta fusë nën kontroll partiak dhe jo ta reformojë atë në shërbim të qytetarëve.Me aktin e sotëm, Edi Rama ka kryer atentatin e radhës ndaj integrimit europian të vendit, konsensusit politik, institucioneve të pavarura dhe sistemit të drejtësisë.Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës dhe mazhorancës të reflektojnë sa nuk është vonë, të kthejnë mbrapsht aktin e rëndë me të cilin sot sulmuan sistemin e drejtësisë në vend, të lexojnë qartë detyrat e lëna nga BE për integrim europian dhe për marrjen e statusit, dhe të rivendosin konsensusin në vend të konfliktit politik dhe të mendojnë për interesat e vendit, dhe jo për interesat personale.