Lezhë, “kriset koalicioni”, nuk miratohet ndryshimi për rritjen e tarifave

Paketa fiskale për vitin 2014 perplas maxhorancen e majtë në Këshillin bashkiak të Lezhës. Propozimi i Komisionit të ekonomisë si dhe kërkesa e Partisë Demokratike për shtyrje të diskutimit mbi paketën fiskale per të kerkuar disa ndryshime në taksat vendore dhe krahasueshmërinë me ato të miratuara ne vitin 2013, nuk është pranuar nga grupi i keshilltarëve të Levizjes Socialiste per Integrim, të cilet kërkuan miratimin e kësaj paketë.Menjeherë ka reaguar përfaqesuesi i Partise Demokratike, njëherazi nenkryetar i keshillit bashkiak, Tonin Uldedaj, i cili ka kerkuar që të mos perdoret forca e kartonit në raste kaq të rëndesishme, kërkesë e cila u miratua nga shumica e këshilltareve.Ndryshimet per një shtesë ne tarifen e pastrimit, parkimit te automjetëve dhe vleresimeve mbi ndryshimet reale në paketën e re fiskale, ka perplasur dy partitë e majta qeverisëse të vendit tonë, ndersa mbledhja e radhës do të zhvillohet pas nje jave.