Berat, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit: 6 kv produkte ushqimore të bllokuara
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë të ditur se në objektivat e reja për vitin 2014 do të jetë sigurimi i standarteve të larta për produktet ushqimore.Plorian Pullazi, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të këtij Autortiteti nga Berati ku ka marë pjesë në analizën e punës së Drejtorisë rajonale ka pranuar faktin se problemet nuk kanë munguar në kontrollin e produkteve ushqimore, por sipas tij gjatë tre muajve të fundit janë intensifikuar kontrollet dhe këto aksione do të vijojnë në mënyrë permanente që konsumatorëve tu ofrohen produkte të kontrolluara.Drejtori rajonal, Rinald Frashëri, gjatë analizës së punës ka bërë me dije se vetëm gjatë muajve të fundit janë bllokuar rreth 6 kv produkte ushqimore në dyqane, ndërkohë që nuk kanë munguar masat administrative deri tek pezullimet e aktivitetit.Aksionet e ndermara nga AKU do te vazhdojne ne çdo subjekt tregetar, duke garantuar ne kete menyre cilesi te produkteve për konsumatoret.