USAID hap “qesen” për gratë, Arvizu: Transparencë për menaxhimin e fondeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2014, 17:07
USAID do të japë 7 grante për organizatat që mbrojnë të drejtat e grave me qëllim mbështetjen ekonomike dhe jurdike të tyre. Këto para nëpërmjet projekteve synojnë që të shkojnë nga gratë në zonat rurale deri tek ato të dhunura.Ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu, kërkoi transparencë në menaxhimin e granteve dhe ndërhyrje konkrete nga vendoret dhe shteti.Ndërsa kryertarja e Aleancës së Grave, deputetja Mesila Doda tha se pas doreheqjes se 3 grave nga parlamenti priten largime të reja, këtë herë nga Durrësi.
Grupet e interesit u shprehën se fuqizimi i grave nuk është në nivel të kënaqshëm, situata sipas tyre pritet të përmirësohet pas këtyre projekteve që u finalizuan me marrëveshje.