Abuzimet me ndihmën ekonomike, kallëzimet penale, 8800 përfitues me vila luksoze
Skema e përfituesve nga 106.000 persona që është aktualisht do të zbresë në 97.200 për shkak se nga lista janë hequr rastet abuzive.Sipas Shërbimit Social Shtetëror, 8800 persona nuk marrin më ndihmë ekonomike sepse nuk e meritojnë atë. Por në rast se edhe në këtë audit personat kanë pretendimet e tyre, njësitë vendore do të bëjnë verifikimet përkatëse.Etelva Bisha, Drejoresha e Shërbimit Social Shtetëror tha se zyrtarisht ka një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për kryetarin e bashkisë Xhelal Mziu dhe zyrtarë të tjerë për abzimet në dhënien e ndihmës ekonomike.Auditi është bërë në 75% të njësive vendore. Sipas llogaritjeve, dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit për shkak të fryrjes së skemës është 62.milionë lekë të reja për ndihmën ekonomike dhe 9 milion lekë për pagesën e paaftësisë.