Dëmet nga përmbytjet, banorët: Zgjidhja e vetme shpërngulja

Përmbytjet e fundit krijuan mjaft probleme në fshatin Barbullojë të komunes Kolsh të Lezhës, duke shkaktuar dëme të medha në banesa dhe bujqesi. Banorët e kësaj zone kanë jetuar nën uje per 5 dite me radhe, ndërsa dhe shëndeti i tyre është rrezikur pasi dhe burimi i ujit eshte bëre i pakonsumueshem.Banorët shprehen se kjo situatë përseritet sa here shenohen reshje shiu, ndërsa largimi nga kjo zonë eshte zgjidhja e vetme. Ata thonë se asnjë nga pushtetarët nuk eshte pare gjate diteve te permbytjeve, megjithëse shpesh herë kanë premtuar zgjidhje te situatës.Përmbytjet ne fshatin Barbulloje jane te perseritura, ndërsa jetesa e banorëve është veshtirësuar ndjeshëm. Premtimet e kryera gjate çdo fushate elektorale asnjehere nuk kane gjetur zbatim ne kete zone.