Nuk hetohet Zana Xhuka, Prokuroria: Nuk ka argumenta për të nisur një proçes
Prokuroria e Tiranes i ka hequr një nga armët kryesore që mazhoranca qeverisëse kishte në dorë për shkarkimin e Kryeinspektores se Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Zana Xhuka. Me një vendim të sajin të datës 23 janar akuza e kryeqytetit vendos të mos fillojë hetimet për Xhukën në argumetin se ajo që ndohi në ILDKP mes Xhukës dhe vartësve të saj nuk parashikohet si vepër penale nga ligji.Në materialin prej 6 faqesh të Prokurores, Daniela Sulaj, është argumentuar se përse nuk mund të fillonin hetimet për kreun e ILDKP-së. Për akuzën e largimit nga puna të punonjësve të saj thuhet se janë bërë në kuadër të ristrukturimit të institucionit dhe lëvizja e punonjësve për këto arsye është e mbështetur në ligj.Ankesat për largim nga puna shqyrtohen nga Shërbimi i Kontrollit Civil dhe më pas nga gjykata dhe këto largime nuk kanë karakter të juridiksionit penal. Për kallëzimin tjetër të bërë nga punonjësit e saj mbi funksionimin dhe organizimin e ILDKP-së, prokuroria është shprehur se edhe kjo padi nuk përbën vepër penale dhe është jashtë çdo kompetence të saj.Në këtë mënyrë Prokuroria ka bllokuar një nga armët kryesore që qeveria kishte në dorë shkarkimin e Zana Xhukës. Mbeten për tu parë argumentat e mazhorancës për shkarkimin e kryeinspektores Xhuka pas këtij vendimi të akuzës.