Basha, Staffansson: Mazhoranca sulm shtetit ligjor, institucioneve të pavarura e konsensusit
Kryetari i Partisë Demokratike njëherësh kryetar i Bashkisë Tiranë dhe Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Lulzim Basha, priti në takim ambasadorin e Suedisë në Shqipëri (Rezident në Shkup) Mats Staffansson dhe të Ngarkuarin me Punë të Suedisë në Tiranë, Patrik Svensson.Basha ka shprehur mirënjohjen e tij për ndihmën dhe kontributin që Suedia i ka dhënë Shqipërisë në zhvillimin ekonomik por edhe në procese të rëndësishme, si anëtarësimi në NATO dhe liberalizimi i vizave.Kryetari i PD deklaroi vullnetin e plotë të opozitës të shprehur dhe konkretisht për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, dhe plotësuar të gjitha detyrimet e saj në raport me reformat madhore të vendit, përfshirë reformën administrativo-territoriale. Kjo reformë, sipas zotit Basha nuk është thjesht dhe vetëm vizatim kufijsh në hartën e Shqipërisë por ka impakt të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor dhe në atë të decentralizimit.Për këtë arsye e vetmja kërkesë e opozitës sipas zotit Basha është një konsensus i gjerë politik midis maxhorancës dhe opozitës dhe një konsultim i gjerë publik nga akti i parë e deri tek akti i fundit, që është miratimi me votë në Kuvendin e Shqipërisë. Konsensusi është një domosdoshmëri ndaj së cilës nuk mund të iket, është një kusht i panegociueshëm i opozitës në mënyrë që produkti final t’u shërbejë interesave të qytetarëve dhe jo llogarive elektorale të mazhorancës.Në këtë takim Kreu i demokratëve ka shprehur shqetësimin e PD dhe opozitës në tërësi për goditjen e rëndë që mazhoranca e re u ka bërë themeleve të demokracisë, votës së lirë, institucioneve të pavarura dhe konsensusit.Lideri i opozitës ka theksuar se pas skandalit të blerjes së votave, një tjetër skandal i tipit mafioz është bërë publik kohët e fundit. Me ndërhyrjen e paligjshme në serverin e zyrës së Tatimeve, persona të veshur me pushtet kanë vjedhur të dhëna fiskale të miliona qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve të tyre. Në shkelje të Kushtetutës, mazhoranca Rama-Meta refuzoi kërkesën e opozitës për transparencë përmes ngritjes së komisionit të hetimit parlamentar.Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e ka shpallur antikushtetues e për rrjedhojë pa asnjë fuqi juridike, aktin normativ të qeverisë që ndryshoi në mënyrë të njëanshme ligjin për nëpunësin civil dhe shkatërroi në mënyrë të paprecedent konsensusin, mazhoranca PS-LSI, ka intensifikuar sulmi ndaj administratës publike. Çdo ditë profesionistë largohen masivisht nga puna dhe në vend të tyre emërohen militantë politikë.Policia dhe organet e rendit po përjetojnë një degradim të paprecedentë gjatë këtyre 20 viteve, si pasojë emërimeve politike dhe në kundërshtim flagrant me ligjin. Sot, Policia e Shtetit po përdoret për qëllime politike e antiligjore çka ka sjellë rritjen e kriminalitetit që po kërcënon përditë jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë.Qeveria Rama-Meta ka lançuar një sulm të papranueshëm ndaj institucioneve të pavarura si ILDKP, AMA, Presidentin e Republikës etj,në shkelje të hapur të Kushtetutës, si dhe po ushtrohet presion politik mbytës mbi institucionet e drejtësisë,- u shpreh Basha.Mosnjohja e vendimeve gjyqësore është kthyer në normë pune nga mazhoranca e re,- tha zoti Basha, duke sjellë si shembull edhe moszbatimin e vendimit për kthimin në detyrë të drejtoreshës dhe anëtarëve të bordit të INSTAT.Kryetari Basha theksoi se pavarësisht sjelljes antidemokratike të mazhorancës ndaj Kushtetutës, shtetit ligjor dhe parimeve të konsensusit demokratik, Partia Demokratike dhe opozita shqiptare vijon të mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për mbështetje pa kushte të të gjitha hapave dhe reformave madhore të procesit të integrimit.