Rritet defiçiti tregtar INSTAT: Me 13.5 % krahasuar me një vit më parë
Rritet defiçiti tregtar me 13.5 % krahasuar me një vit me parë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT vihet re se pavarësisht rritjes së eksporteve, kanë pësuar rritje edhe importet duke e përkeqësuar kështu bilancin tregtar të vendit.Defiçiti tregtar në rritje është një nga arsyet kryesore të uljes së rendimentit fiskal të parashikuar të ekonomisë. Sipas ekspertëve , nxitja me çdo kusht e prodhimit vendor sidomos e drejtuar për tregun e brendshëm është mënyra e vetme për të ulur rreziqet, që i vinë ekonomisë kombëtare nga kahu negativ i thellimit të defiçitit tregtar.Sektorët që udhëhoqën rritjen eksporteve edhe këtë vit ishin lëndët e para dhe fasonet. Grupmallrat "minerale, lëndë djegëse, energji" si dhe "tekstile e këpucë" përbënin gjithsej pothuajse 70% të eksporteve shqiptare.Megjithë ecurinë pozitive të regjistruar edhe këtë vit, institucionet e specializuara kanë rezerva lidhur me perspektivën e rritjes së qëndrueshme të eksporteve në kohë. Ndërkohë përsa i përket importeve rritje më të madhe ka pësuar nëngrupi "tekstile dhe këpucë" dhe "lëkurë e artikujt prej tyre”.Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 65.7 % të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (37%), Turqia (7,2%), Kina (6,5%) dhe Greqia (6,2%).Nga renditja vihet re se shkëmbimet tregtare me Greqinë kanë zbritur në vend të katërt, ndërkohë që para disa viteve mbante vendin e parë. Mesa duket kriza ekonomike ka bërë që të mos importojmë dhe as të eksportojmë ne vendin fqinj.Ndërkohë që vlen të theksohet se janë rritur shkëmbimet tregtare me Kinën dhe Turqinë.