Shkelja e të dhënave personale, Çabej: Fenomeni edhe në institucione të rëndësishme
Na ndodh të marrim mesazhe ne telefonat tanë celular në lidhje me uljet apo ofertat e bera nga Universitete private, ne email nga dyqanet estetike, lokalet e restorantet e deri tek tek uljet sezonale te veshjeve.Ne tregojmë interes apo neglizhencë, por lëmë mënjanë faktin që të dhënat personale janë kaq të përhapura. Askush nuk i shkon deri në fund për të pyetur se ku janë gjetur numrat e celularëve apo adresat e emaileve për të dërguar oferta të kësaj natyre.Komisionerja për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Flora Çabej, na jep një shembull sesi edhe në banka, në kontratat për kreditë shkelën të dhënat tona.Gjithashtu me shqetësim shihen raportimet që bëhen në media për rastet që i përkasin aktualitetit, kryesisht publikimeve për dhunën, abuzime seksuale e deri tek krimi.Edhe abasadori i BE në Shqipëri, Ettore Sequi, tha se mbrojtja e të dhënave personale është parimi bazë për të gjithë njerëzit.