Studiuesi Ksenofon Krisafi promovon 2 botimet historike
Studiuesi i njohur i diplomacisë shqiptare Profesor. Doktor Ksenofon Krisafi ka promovuar në Gjirokastër 2 botimet e fundit "Në kërkim të arit” i cili ka ne thelb historine e arit shqiptar të rrëmbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe "Diplomaci pas lufte".Këto 2 studime i kushtohen temave më interesante dhe integruese të Luftës së Dytë Botërore siç janë çështja e rikthimit të arit në Shqipëri, e cila nisi në periudhën e diktaturës dhe përfundoi në demokraci, si dhe negociatat me Italinë dhe Gjermaninë për dëmet e luftës në vendin tone.Promovimi i dy botimeve është organizuar nga Departamenti i Historisë ne Universitetin e Gjirokastrës.Pedagogë të këtij Departamenti në kumtesat e tyre kanë vlerësuar inisiativën e autorit për trajtimin e këtyre çështjeve me vërtetësi, jo vetëm si një studiues i diplomacisë, por edhe si protagonist dhe pjesëmarrës në disa tratativa për zgjidhjen e tyre.