Kumbaro vizitë në Francë, takohet me homologen Filippetti

Në kuadër të bashkëpunimit kulturor me vendet anëtare të Bashkimit Europian, Ministrja Mirela Kumbaro Furxhi do të vizitojë nga 29 Janari deri më 3 Shkurt Francën për takime zyrtare.Takimet me Znj. Aurélie Filippetti, Ministre e Kulturës dhe e Komunikimit, znj. Yamina Benguigui, Ministre e deleguar për Frankofoninë, dhe me zyrtarë të lartë të institucioneve kulturore Franceze konsiderohen si një hap i rëndësishëm për ndërthurjen e projekteve në fushën e trashëgimisë kulturore. Axhenda e plotë:Takim me znj. Aurélie FILIPPETTI, Ministre e Kulturës dhe e KomunikimitTakim me znj. Yamina BENGUIGUI, Ministre e deleguar për FrankofoninëTakim me z. RAO, në Qendrën e Trashëgimisë Botërore -UNESCOTakim me znj. Cécile DUVELLE, në Sekretariatin e e Konventës së Trashëgimisë Jomateriale- UNESCOTakim me z. Xavier DARCOS, President i Institutit FrancezTakim me z. Angelin PRELJOCAJTakim me z. Michel BERSON, senator, President i Groupit të Miqësisë Francë-ShqipëriTakim me z. Alain RICHARD, ish-Ministër, senator, i Dërguar Special i Francës për Diplomacinë Ekonomike për BallkaninTakim me z. Jean-Luc MARTINEZ, Drejtor i Muzeut të LuvritIntervistë e Ministres Mirela Kumbaro me radion France CultureIntervistë e Ministres Mirela KUMBARO në TV5 Monde