“Pronat në dorë të peshkaqenëve”, Ministri i Drejtësisë: Do përgjigjen para ligjit

Për Ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço, gjëja më e shtrenjtë e shqiptarëve gjatë këtyre viteve ka qënë në dorë të "peshkaqenëve". Fjala është për pronat dhe deklarata e Ministrit është bërë pikërisht në tempullin e pronësisë, Hipotekë.Ministri paralajmëroi masa për situatën ku ndodhen pronat e shqiptarëve gjatë një vizite në agjensinë e kthimit dhe kompesimit të pronave. Ai akuzoi edhe qeverinë paraardhëse se nuk bëri asgjë për pronarët.Gjatë vizitave të tij në hipoteke dhe AKKP, Naço pati një përballje të drejtpërdrejtë me problemet e qytetarëve për pronën e tyre.