Bllokimi i kredive të buta, Bashkia letër Entit të banesave: Janë tejkaluar kompetencat

Bashkia e Tiranës do të vijojë normalisht proçedurat për të përzgjedhur personat që u takon të përfitojnë banesë apo kredi sociale. Më heret Enti Kombëtar i Banesave kërkoi pezullimin e këtij proçesi për të nisur auditin, sepse sipas Entit janë bërë abuzime në këtë përzgjedhje. Nënkryetari i Bashkisë, Eno Bozdo, liston disa arsye që kërkesa e Entit është e pabazuar ligjërisht.Bozdo thotë se është vetëm Këshilli i Ministrave ai që mund të bëjë pezullimin e këtij proçesi. Por dhe në këtë rast, Bashkia i kërkon qeverisë të vendosë në plan të parë qytetarët, jo interesat politike.Por kjo situatë ka krijuar paqartësi tek aplikuesit në këtë program. Bashkia bën të ditur se proçesi duhet të ecë normalisht, sepse ka 872 familje që kanë aplikuar për kredi të butë, ndërsa 1000 familje u janë bllokuar proçedurat në bankë për të përfituar këtë subvencion.Argumentat e Bashkisë1.Enti Kombëtar i Banesave nuk ka asnjë kompetencë për të pezulluar një procedurë të miratuar me VKM. Bashkia e Tiranës ka ndjekur procedurat ligjore për përzgjedhjen e fituesve të programit social të subvencionimit të interesave të kredisë, brenda kuotave të miratuara nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, dhe një kopje të tyre ia ka dërguar Entit Kombëtar të Banesave2.Prefekti është i vetmi institucion administrativ që verifikon ligjshmërinë e akteve të miratuara nga organet e qeverisjes vendore në komuna, bashki e qark. Prefekti i Tiranës ka konfirmuar të gjitha vendimet e Këshillit Bashkiak, për listat e përfituesve nga programi i strehimit për subvencionimin e interesave të kredisë.3.I vetmi institucion që auditon veprimtarinë ekonomike e financiare të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridikë shtetëror, është Kontrolli i Lartë i Shtetit,  kompetencë të cilën në letrën drejtuar Bashkisë së Tiranës,  Enti Kombëtar i Banesave ia njeh vetes!4.“Karta europiane e Autonomisë Vendore” përcakton se autonomia vendore nënkupton të drejtën dhe aftësinë e bashkësive vendore për të rregulluar e për të drejtuar, brenda ligjit, nën përgjegjësinë e tyre dhe në të mirë të popullsive të tyre, një pjesë të mirë të çështjeve publike. Kërkesa e Entit Kombëtar të Banesave është shkelje e drejtpërdrejtë e autonomisë vendore.Sa më sipër, kërkesa e Entit Kombëtare të Banesa për ndërprerjen e procedurës së miratimit të përfituesve nga ky program social, nuk është i mbështetur në asnjë akt ligjor e për rrjedhojë nuk mund të sjellë si pasojë juridike, pezullimin e kësaj praktike.Bashkia e Tiranës, në përputhje dhe në respekt të ligjeve të vendit dhe detyrimin ndaj qytetarëve, do të vijojë normalisht procedurat e përzgjedhjes së personave që përfitojnë   subvencionimin e interesave të kredisë.Aktualisht, në Bashkinë e Tiranës janë 872 familje që kanë aplikuar për kredi të butë. Një pjesë e dosjeve të plotësuar prej tyre presin miratim në Këshillin Bashkiak dhe pjesa tjetër është në proces shqyrtimi, në bazë të kritereve të përcaktuara qartë në VKM.  Dua të shpreh keqardhjen e madhe  edhe për bllokimin që u është bërë procedurave në bankë rreth 1000 familjeve që me vendim të Këshillit Bashkiak kanë përfituar nga subvencionimi i kredive.Nënkryetari I Bashkisë Enno Bozdo i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të vërë në plan të parë interesat e qytetarëve dhe ta lërë Bashkinë e Tiranës jashtë konfliktit të sajuar politik.I pyetur për bllokimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës, Bozdo u shpreh: “Ka kaluar një muaj që është bllokuar dhe për fat të keq, dje u njoftuam zyrtarisht nga Këshilli Bashkiak që mbledhja e radhës është vendosur në “kalendat greke” apo praktikisht në fund  të muajit shkurt, çka do të thotë që edhe këtë muaj, edhe muajin në vijim, Bashkia e Tiranës nuk do të jetë në gjendje të operojë me buxhetin e saj. Me pak fjalë jemi në statusin e plotë të bllokimit të investimeve, të bllokimit të pagesave për shërbime për qytetarë të Tiranës dhe absolutisht është një situatë e papranueshme, e papranueshme për interesat e qytetarëve të Tiranës, por e papranueshme edhe për faktin sepse ky bllokim nuk është gjë tjetër veçse me background apo skenarë të pastër politikë. Edhe njëherë tjetër, thirrja i shkon kryeministrit, i shkon qeverisë, Bashkia e Tiranës nuk ka lidhje me konfliktin politik të sajuar, të stisur, Bashkia e Tiranës është këtu për t’ju shërbyer qytetarëve, për të investuar për çerdhet, kopshtet, shkollat. Projekti i buxhetit është plotësisht i detajuar për këtë gjë, të gjitha gjërat janë marrë parasysh, kështu që nuk ka asnjë arsye jo vetëm për ta shtyrë por për ta mos miratuar atë. Prioritetet tona, ato që janë diskutuar me komunitetet me vite me radhë, planifikimi i buxhetit afatmesëm 3-vjeçar nuk ndryshon, investimet janë po ato, shkollat janë po ato, çerdhet janë po ato, nuk ka asnjë arsye për të kërkuar kohë suplementare për ndryshime që kanë ardhur jo për shkakun tonë por nga qeveria qendrore, edhe një muaj, duke e bllokuar. Praktikisht deri në fund të shkurtit kemi 1/6 e vitit të bllokuar”.