Ilir Kupa revoltohet në gjyq: Mos me ktheni në Greqi, të zbardhen vrasjet e shokëve

Ilir Kupa është më shumë se i vendosur për të mos shkelur më kurrë në një qeli greke. Pas qetësisë në përballjen e parë me gjykatën e Tiranës, 27-vjeçari i arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Trikalla ka shfrytëzuar mediat në sallën e gjyqit për të shprehur refuzimin e tij ndaj një ekstradimi të mundshëm në tokën helene.“Kërkoj më mirë paravrasje nga drejtësia shqiptare që të jenë të kënaqur dhe shokët e mi që janë vrarë mbrapa kurrizit , që janë masakruar nga 300 plumba në trup secili. Në Greqi nuk do shkoj, vetëm i vdekur” deklaroi ai.Po a fshihet pas tij një nga 3 babagjyshët që vodhën argjendarinë para vitit të ri në Tiranë?“Nuk kam marrë pjesë në grabitje. Janë gjëra që nuk duhet të diskutohen fare dhe t`i vijë turp shtetit shqiptar që më akuzon për këto gjëra. Nuk kam asnjë lidhje me Shqipërinë, s`kam anjë vepër penale në Shqipëri përveç armëmbajtje pa leje. Armëmbajtje pa leje e kam për interpolin grek” u shpreh Kupa.Përtej revoltës në kafazin e hekurt, Ilir Kupa nuk i ka shpëtuar dot masës së sigurisë me burg edhe pse akuza e vetme zyrtare në Tiranë është ajo e “armëmbajtjes pa leje”.Pikëpyetje e madhe mbetet ekstradimi i tij në tokën helene, ku autoritet greke kanë nisur proçedurat. Por avokati i Kupës, Lazër Sokoli, sqaroi se ende nuk ka një kërkesë të tillë."Ai nuk ka kryer asnjë krim në shtetin shqiptar. Nuk është person i rrezikshëm në shtetin shqiptar. Këto armë ai i ka mbajtur vetëm për t'u ruajtur dhe për të mbrojtur veten e vet përballë forcave speciale greke. Nuk ka kërkesë për ekstradim, do bëjmë të gjitha përpjekjet që të hetohet dhe të gjykohet në vendin e vet", tha avokati Lazër Sokoli.Ekspertët grekë në TiranëNdërkohë në Tiranë ndodhen edhe një ekip i policisë greke të cilët kërkojnë ekstradimin e Ilir Kupës i cili akuzohet në Greqi për një sërë veprash penale.Policët grekë, që ndodhen në Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me homologët e tyre shqiptarë, do të kontrollojnë vendin ku qëndronte i fshehur i arratisuri, ndërsa do të marrin në pyetje edhe shumë të kërkuarin, me qëllim që të zbardhin arratisjen e tij nga burgu i Trikalas.Autoritetet greke synojnë të mësojnë se cilët e organizuan arratisjen, cilët merrnin pjesë në organizim dhe sidomos të gjejnë të dhëna lidhur me rrjetet që ekzistojnë brenda dhe jashtë burgjeve, si dhe bashkëpunëtorët e të arratisurve.I arrestuari po mbahet nga policia shqiptare, ndërsa kanë filluar procedurat për ekstradimin e tij në Greqi, ku akuzohet për një sërë veprash penale, si vrasje me dashje, vrasje me dashje e mbetur në tentativë, grabitje me armë dhe vepra të tjera.‘Bëni çfare të doni me mua, vetëm në Greqi mos më çoni”. Kjo ka qenë fraza e të shumëkërkuarit prej 10 muajsh Ilir Kupa, sapo në duar i janë vendosur prangat nga Policia e Tiranës.Ilir Kupa, 27 vjeç u arratis ne mars 2013, së bashku me dhjetë persona të tjerë nga burgu i Trikallas, ndërsa gjatë ndjekjes së policisë greke, tre prej tyre mbetën të vrarë, dy prej të cilëve ishin Marjan Kola dhe Edison Lika. Për të shumëkërkuarin Ilir Kupa policia greke gjatë verës i përcolli informacion palës shqiptare për dyshimet se ai kishte kaluar kufirin së bashku me një të dënuar tjetër.