Përkujtohet Holokausti, Xhindi: Shqiptarët, krenarë për mbrojtjen që iu bënë hebrenjve
Me rastin e Dites Nderkombetare Perkujtimore te Holokaustit, u organizua nje aktivitet ne nder te gjithe hebrenjve qe humben jeten dhe atyre qe ndihmuan ne strehimin e tyre. Gjate aktivitetit nenkryetarja e Bashkise Tirane, Nevila Xhindi, nenvizoi rolin e shtetit Shqipetar ne hapjen e dyerve per strehimin e hebrenjve.“Ne shqiptarët kemi të drejtë të jemi krenarë sot përpara popullit hebre, përpara Izraelit sepse në ditët më të vështira të tyre, midis halleve tona të mëdha, midis varfërisë dhe vuajtjeve të luftës, vatra e shumë familjeve shqiptare e bëri një vend të ngrohtë për ata që po vuanin dhe mundoheshin t’i fshiheshin masakrës dhe persekutimit kolektiv. Me sinqeritetin dhe dlirësinë e zemrës, duke respektuar kodin themelor moral të tyre, besën, shqiptarët duke marrë parasysh rrezikun që i priste, strehuan më shumë se 2000 hebrenj, ashtu pa zhurmë, pa bujë saqë do t’ju duhej puna e historianëve më pas për ta pasqyruar shumë vonë dhe qartësisht këtë kontibut të tyre të vyer. Ne sot ndjehemi të respektuar kur në memorialin e ngritur në kujtim të Shoahut lexojmë dhe emrat e familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”tha ajo.Kete vit fokusi ishte jo vetem antisemitizmi, sipas perfaqesuesve te komunitetit Hebre ne Tirane, por te luftuarit kunder çdo lloj forme te diskriminimit. Gjithashtu u theksua nevoja e integrimit te materialeve anti-diskriminimit neper librat e programet shkollore.Zevendes Ambasadori i Izraelit theksoi faktin se populli shqiptar i ka pasur dyert e hapura per shtetasit e çdo vendi ne nevoje. 69 familje shqiptare te feve te ndryshme, njihen si familje qe kane strehuar hebrenj gjate holokaustit.Gjate aktivitetit iu dha nje çmim special Princit Leka, ne emer te Mbretit Zog i cili lejoi ne vitet 30-50 hyrjen e hebrenjve ne Shqiperi. Mbremja u mbyll me ekspoziten “Britma te shpirtit mbi piedestalin e dhimbjes “e piktorit Bujar Arizi.