Rama inspekton HEC-in e Banjës: Mbështesim çdo investim që hap vende pune
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në HEC-in e Banjës, një investim i kompanisë "Devoll Hidropower". Në fjalën e tij, Rama theksoi se qeveria shqiptare do të mbështesë çdo investim që krijon vende të reja pune dhe që respekton standartet europiane.“Ne kemi dy mesazhe të qarta: E para, ne do të bëjmë çdo gjë, ditë e natë, për të mbështetur të gjithë investitorët dhe investimet e tilla, si ky, që plotësojnë standardet si kudo në Europë, standardet që meriton Shqipëria. E dyta, ne i mbështesim plotësisht këto lloj investimesh dhe çdo investim që krijon vende pune të reja. Krijimi i vendeve të reja të punës është një lajm i mirë. Është fantastike që këtu do të krijohen disa mijëra vende të reja pune, ndërkohë që ekzistojnë disa qindra tashmë dhe që në 3 vitet e ardhshme do të arrijnë në afro 3 mijë vende të reja pune. Kjo është një gjë shumë e mirë” – u shpreh Kryeministri.Ndërsa Drejtori Ekzekutiv i "Devoll Hidropower" ka theksuar se aktualisht janë qindra të punësuar në këtë vepër, por ky është vetëm fillimi.Ai gjithashtu vlerësoi edhe bashkëpunimin me qeverinë shqiptare. “Jemi të kënaqur me dialogun me qeverinë e re” tha Drejtori Ekzekutiv i "Devoll Hidropower".Kryeministri Edi Rama në këtë vizitë shoqërohej nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.