“Vizita” në IT e Tatimeve, Braho: Unë nuk jam Damir Fazllic
Deputeti, Spartak Braho, në një deklaratë për mediat u ka sugjeruar drejtuesve të opozitës që të lexojnë Kushtetutën e Shqipërisë dhe statusin e deputetit, pasi kanë treguar se nuk kanë njohuri nga ligjet.“Meqenëse janë shtuar qëllimisht kërkesat që dëshmojnë padijeninë e ligjeve, të cilat rregullojnë detyrat dhe funksionet e deputetit, të disa prej drejtuesve të Partisë Demokratike si edhe të ndonjë media që ka hyrë në rol zhurmuesi, ju sugjerojmë që të lexojnë Kushtetutën e Shqipërisë, formulën e betimit të deputetit dhe posaçërisht ligjin për statusin e deputetit”, tha Braho.Ndër të tjera, Braho ka cituar edhe nenin tre të ligjit për statusin e deputetit që saktëson edhe kompetencat që i jep ligji për të kërkuar shpjegime nga organet shtetërore dhe ekonomike në rastet kur vëren se nëpunësit shkelin ligjin.“Në nenin 3 të ligjit shkruhet se deputeti kërkon shpjegime nga organet shtetërore e ekonomike dhe ndërhyn pranë tyre për zbatimin e përpiktë të dispozitave kushtetuese dhe të akteve ligjore e nënligjore. Kur vëren se nëpunës apo punonjës të ndryshëm nuk i kryejnë detyrat apo shkelin ligjet ose aktet nënligjore, deputeti kërkon nga organet kompetente marrjen e masave përkatëse ndaj personave fajtorë. Këto organe janë të detyruara që brenda 15 ditëve të shqyrtojnë kërkesën dhe të njoftojnë deputetin për masat që kanë marrë”, është shprehur deputeti duke iu referuar dispozitave kushtetuese.Sakaq, kreu i komisionit te sigurisë Spartak Braho ka shtuar se çdo deputet në zbatim të ligjit është i obliguar të shkelë në çdo hallkë të pushtetit, veçanërisht kur vihet në dijeni të tentativave apo veprimtarisë kriminale. Ai ka theksuar se nuk është Damir Fazlliç, njeriu të cilin Berisha e futi dhe e uli në krah të tij në mbledhjet e Komitetit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare.“Lus që pas kësaj të mos mbeten më në mjerimin e padijenisë së ligjit e të kuptojnë se jo vetëm Spartak Braho, por çdo deputet në zbatim të ligjit dhe funksioneve të përgjegjshme që duhet të kryejë është i obliguar të shkelë në çdo hallkë të pushtetit, veçanërisht kur vihet në dijeni të tentativave apo veprimtarisë kriminale. Unë nuk jam serbo-boshnjaku Damir Fazlliç, të cilin Berisha e futi dhe e uli në krah të tij në mbledhjet e Komitetit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare. Do ta shohim edhe këtë skandal”, ka përfunduar deputeti Spartak Braho.PER STATUSIN E DEPUTETIT TË KUVENDIT TË SHQIPËRISËNë mbështetje të neneve 16 e 21 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991“Për dispozitat kryesore kushtetuese”,KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËV E N D O S I:KREU I PARËTE DREJTAT DHE DETYRAT E DEPUTETËVENeni 1Deputeti i Kuvendit Popullor është përfaqësues i popullit në organin më të lartë të pushtetit shtetëror. Ai ka për detyrë t'u shërbejë me ndërgjegje popullit dhe atdheut në veprimtarinë e tij si deputet.Neni 2Deputeti ka të drejtë dhe detyrë të marrë pjesë rregullisht në mbledhjet e Kuvendit Popullor e të komisioneve të tij dhe të shprehë lirisht mendimet e tij dhe të zgjedhësve që përfaqëson nëpërmjet diskutimeve, propozimeve e debatit. Ai ka të drejtë të marrë pjesë edhe në mbledhjet që organizohen nga organet shtetërore e ekonomike në rreth ose rajon. Organet e pushtetit lokal në rreth ose rajon janë të detyruara, në fillim të çdo muaji, t'u venë në dispozicion deputetëve planet mujore të punës dhe kalendarin e mbledhjeve, duke përfshirë edhe ndryshimet eventuale që mund t'u bëhen atyre.Neni 3Deputeti kërkon shpjegime nga organet shtetërore e ekonomike dhe ndërhyn pranë tyre për zbatimin e përpiktë të dispozitave kushtetuese dhe të akteve ligjore e nënligjore. Kur vëren se nëpunës apo punonjës të ndryshëm nuk i kryejnë detyrat apo shkelin ligjet ose aktet nënligjore, deputeti kërkon nga organet kompetente marrjen e masave përkatëse ndaj personave fajtorë. Këto organe janë të detyruara që brenda 15 ditëve të shqyrtojnë kërkesën dhe të njoftojnë deputetin për masat që kanë marrë.Neni 4Deputeti ka të drejtë t'u bëjë pyetje e propozime Këshillit të Ministrave, ministrive, drejtuesve të institucioneve qendrore, organeve të pushtetit, të administratës dhe të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës. Këto organe janë të detyruara t'i shqyrtojnë pyetjet e propozimet e bëra dhe t'i përgjigjen deputetit brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së tyre. Deputeti ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e organeve shtetërore ose ekonomike, kur shqyrtohen probleme të ngritura prej tij.Neni 5Drejtuesit e ministrive, të institucioneve qendrore dhe të organeve të tjera shtetërore dhe ekonomike detyrohen të presin në çdo kohë deputetin për problemet që lidhen me detyrën e tij.Neni 6Kur vëren që një akt i nxjerrë nga organet lokale të pushtetit e të administratës ose nga ministritë e institucionet qendrore është i paligjshëm, deputeti kërkon revokimin ose shfuqizimin e tij. Organet përkatëse janë të detyruara që ta shqyrtojnë kërkesën e deputetit dhe brenda 20 ditëve ta venë atë në dijeni për përfundimin. Mosshqyrtimi i kërkesës së deputetit brenda këtij afati sjell si pasojë pezullimin e zbatimit të aktit.