Bregu, Svobodës: Lustrimi i keqqeverisjes s'ndihmon dyshen Rama-Meta

Presidenti i Grupit Social Demokrat në Parlamentin Europian, Hannes Svoboda, në vizitën e tij të parë në Tiranë që pas ndërrimit të qeverive, duket se nuk ka lënë shije të mirë tek Partia Demokratike. Kjo e fundit ndërsa nuk mori asnjë sinjal lidhur me pakënaqësitë e shprehura për qeverisjen 4 mujore të qeverisë Rama, u vu dhe në shënjestër të Svobodës:“Në disa vende këto forca kishin mundësi të ndikonin sidomos në Holandë, por dhe zgjedhjet e ardhshme në PE patën ndikim në disa parti. Këto forca ekstreme u forcuan kur u hap fjala që në Shqipëri nuk po funksion sic duhet puna dhe qeveria, ndaj thirrja jonë është për opozitën, sigurisht që ata kanë të drejtë të bëjnë opozitë por të kenë kujdes se kur hapin fjalë të tilla ndikon tek vendi i tyre. Mesazhi më i mirë që duhet të jepet është bashkëpunimi që duhet të ketë mes tyre për cështjet kryesore në vend”tha ai gjatë konferencës për mediat me kryeparlamentarin Meta ndërsa iu përgjigj pyetjes së një gazetari sesa të fuqishme ishin qarqet ekstreme në BE në lidhje me vendimin për Shqipërinë dhe si mendohet se do të sfumohet forca e këtyre qarqeve deri në qershor.Dikur Ministre e Integrimit, Majlinda Bregu, nuk bie dakord me këtë konstatim për mosmarrjen e statusit. Në faqen zyrtare të saj në fb, Bregu ndërsa informon lidhur me takimin që pati në zyrën e Kreut të selisë blu me zotin Svoboda, thekson se procesi i integrimit te Shqiperise ne BE ka nevoje per miq, mjafton qe ata te jene te sinqerte me Shqiperine e shqiptaret.“Sot pritem ne seline e PD Presidentin e grupit socialdemokrat ne Parlamentin Evropian, zotin Hannes Svoboda i cili shoqerohej nga zv. Presidenti e Grupit Social Demokrat, Libor Roucek. I kam takuar e kam biseduar me zoterinjte disa here si Ministre e Integrimit, e bindur se pavaresisht se zoti Svoboda eshte nje mik " fanatik"i Z.Rama, procesi i integrimit te Shqiperise ne BE, ka nevoje per miq, mjafton qe ata te jene te sinqerte me Shqiperine e shqiptaret. Diskutuam sot per shume standarte evropiane qe maxhoranca Rama-Meta ka shkelmuar gjate ketyre muajve, i shprehem zoterinjve bindjen tone se humbja e statusit ne dhjetor te vitit te kaluar, nuk mund te jete pergjegjesi e ekstremisteve evropiane, siç lehtesisht thote Edi Rama, por dhe se Shqiperia e shqiptaret ne kete proçes kane nevoje per miq e deshmitare te sinqerte qe te thone e ndikojne si miq e zyrtare evropiane tek KM e maxhoranca qe te ruajne standartet e arritura, performanca e te cilave i dha mundesine Komisionit Evropian te propozonte pa kushte dhenien e statusit te vendit kandidat ne Tetor” thekson Bregu.Në përgjigje të mesazhit që Presidenti i Grupit Social Demokrat në Parlamentin Europian lëshoi për opozitën, Bregu thekson se të fshehesh te vertetat poshte qilimit, nuk ndihmon, as maxhorancen Rama- Meta, as Shqiperine e asnje Shqiptar.“I thame zotit. Svoboda e Roucek se opozita do te mbeshtese pa kushte çdo reforme qe eshte detyrim dhe e çon procesin e integrimit perpara, por nuk do te reshtim nga berja publike e çdo dhunimi te standarteve qe e kthejne Shqiperine vite pas dhe e largojne nga Evropa e vlerave dhe qe shkeljen e standarteve e quan krim! Kete kerkojme nga partneret tane ne Evrope, te jene deshmitare te sinqerte e te vertete te asaj qe po ndodh sot ne Shqiperi. Te fshehesh te vertetat poshte qilimit, nuk ndihmon, as maxhorancen Rama- Meta, as Shqiperine e asnje Shqiptar. Respekt per standartet e te verteten. Per kete respekt folem sot. Me vjen keq ,por zoti Svoboda respektin e miqesine e tij personale per dyshen Rama -Meta, nuk mund te na imponoje dot. Ai eshte i lire t 'i transmetoje zotit.Meta, respektin e pakufi qe ka zoti Rama ndaj zotit Meta, por do t' i lutesha ne emer te respektit per Shqiptaret, te mos sajoje e me keq deklaroje qe ne takimin ne PD i çuam " te fala , me respekt, per z. Meta".Kjo eshte teresisht e pavertete!”përfundon Bregu.