Tahiri: Komunikatat e policisë online; Noka: Rendi dhe siguria?
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-Ministri Flamur Noka kanë replikuar në distancë përmes rrjeteve sociale facebook lidhur me rendin dhe sigurinë në vend. Ministri Tahiri, sikundër kishte paralajmëruar, bëri me dije sot se komunikata e Policisë së Shtetit nga sot do të jetë e deklasifikuar, çka do të thotë se do të jetë publike për të gjithë. Sipas Tahirit deklasifikimi i komunikatave është reforma për të garantuar transparencë maksimale ndaj publikut.“Nuk vlen përgjigja për PD dhe debati politik sa vlen reformimi i sistemit. Sot për herë të parë, deklasifikohet komunikata e Policisë së Shtetit. Deri dje ishte sekret. Ministri i Brendshëm, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, Presidenti i Republikës, Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtori i SHISH merrnin një kopje ditore të klasifikuar, ndërkohë që media merrte ekstraktin e ngjarjeve më të rëndësishme. Nga sot, komunikata do jetë publike për të gjithë. Duke respektuar të dhënat private, ngjarjet në hetim të vazhdueshëm dhe të dhëna të tjera që duhet të përbëjnë sekret. Kjo është reforma jonë për të garantuar transparencë maksimale ndaj publikut. Kjo është përgjigja jonë. Reformimi i sistemit!” shkruan ai.E ndërsa Ministria e Brendshme ka qenë në qëndër të akuzave të PD për fshehje të kriminalitetit, Tahiri shprehet:“Të paktën tani shpresoj do heshtin, nëse kanë filtër etik, moral e përkushtim ndaj te vërtetës”.Por pas tij ka ardhur dhe reagimi i paraardhësit Noka, i cili akuzon Ministrin e Brendshëm se i ka dalë jashtë kontrollit situata e rendit në vend. Sipas ish-Ministrit qytetarët nuk shqetësohen shumë për komunikatat, por kerkojne te shpetojne nga zhurmat e perditshme te tritolit dhe nga shfaqja e perditshme e maskave, c’ka i ka terrorizuar me keq se bandat e vitit 97.“Nderkohe qe sot ne Tepelene qellohet nje autobuz me qytetare duke gjetur vdekjen nje person, dhe duke mbetur i plagosur nje tjeter qytetar, ne Tirane plagoset me thike nje nxenes ne shkolle dhe gjithashtu nje alarme bombe ne nje shkolle tjeter.Qytetaret prisnin reagim nga Ministri i Brendshem per te shprehur keqardhje dhe per te zbuluar dhe vene para drejtesise ato krime qe ndodhen sot dhe po ndodhin cdo dite!!! E pame te dale “krenar” dhe i lumtur duke deklaruar nje “arritje” se kishte deklasifikuar komunikaten e policise. “Sajme mavria” nuk e kupton se qytetaret jane te shqetesuar per defalsefikimin e kesaj komunikate, e jo per deklasifikimin. Shqiptaret nuk duan t’ja dine si i rrotullon komunikatat “Sajme Mavria”, por kerkojne te shpetojne nga zhurmat e perditshme te tritolit dhe nga shfaqja e perditshme e maskave, c’ka i ka terrorizuar me keq se bandat e vitit 97. Nga ana tjeter, a thua se ketu sundon normaliteti e jo terrori me fodullek apo me budallek, “Sajme Mavria” refuzon t’u pergjigjet akuzave te opozites. Le te mos e bej.Opozites le te mos i pergjigjet nese nuk deshiron. Por qytetarve, nese eshte normal dhe ndien sadopak pergjegjesi duhet t’ju beje pergjigjet me rend e siguri pasi eshte bere Shqiperia si Afganistani apo Iraku. Edi Rames ti rroje “Sajme Mavria” se i ka ik per shalesh rendi dhe siguria” shprehet Noka.