Qeveria Rama në 4 muaj, me 30 janar në Ora News sondazhi nga IPR Marketing
Ne 23 qershor shqiptaret paten mundesi ta mesojne fituesin e zgjedhjeve ne ekranin e Ora News perpara te gjitheve. Edhe mediat nderkombetare iu referuan sondazhit dhe exit poll-it te Ora News per rezultatin e zgjedhjeve.Tradita e shkelqyer e bashkepunimit te Ora News me kompanine prestigjoze te sondazheve ne Itali IPR Marketing do te rikthehet ne 30 janar, per te matur mendimin e publikut mbi punen e qeverise se Kryeministrit Edi Rama ne 4 muajt e pare.Ne nje sondazh kombetar te realizuar nga IPR Marketing gjate ketyre diteve eshte duke pyetur qytetaret çfare mendojne per reformat e ndermarra deri tani ne disa sektore nga qeveria shqiptare. Çfare impakti kane pasur ne jeten e tyre dhe si e perceptojne angazhimin e maxhorances per te mbajtur premtimet e dhena ne fushate?Shqiptaret do te shprehen edhe per Ministrin qe mendojne se po performon me mire dhe ku do te deshironin te shikonin me shume angazhim.Ky do te jete sondazhi i pare profesional i standardeve me te larta bashkekohore qe do te mase punen e qeverise ne syte dhe perceptimin e qytetareve qe kane votuar ose jo per te ne 23 Qershor.Besueshmeria dhe paanshmeria, dy nga elementet per te cilet ky ekran investon ne vazhdimesi jane te garantuara edhe ne sondazhin e 30 Janarit nen drejtimin e Antonio Nottos.