Drejtoria e tatim-taksave, Resulaj: Frymë të re bashkëpunimi me biznesin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2014, 17:44
Vendosja e kases fiskale ne te gjitha subjektet tregetare ka qene ultimatum i dhene nga Drejtoresha e sapoemeruar ne degen e tatim-taksave ne qytetin e Vlores, Pranvera Resulaj.Sipas saj qarku i Vlores ka qene problematik ne kete drejtim, por ka shtuar se institucioni qe ajo drejton do te vendose fryme te re bashkepunimi me subjektet tregetare apo bizneset qe operojne ne kete qark, e cila do te ndikoje pozitivisht edhe ne te ardhurat qe do te derdhen ne arken e shtetit.Lufta kunder informalitetit eshte nje tjeter pike ku do te fokusohet puna e inspektoreve te kesaj Drejtorie, ndersa jo me pak rendesi do ti kushtohet informimit te bizneseve mbi aplikimin e taksave te reja qe kane hyre ne fuqi qe prej ketij viti.