Aksioni i policisë rrugore, Laçi apel drejtuesve të respektojnë rregullat

3 mije e 418 masa administrative jane vendosur nga policia e qarkullimit pergjate muajit janar ne Durres. Policia e qarkullimit vijon te aplikoje masa ndeshkuese per kedo qe shkel rregullat e qarkullimit rrugor.Me te penalizuarit kane qene drejtuesit e automjeteve qe ecin me shpejtesi tej normave te lejuara, moszbatim te sinjalistikes, pa leje drejtimi e ne gjendje te dehur.Krahas numrit te madh te patrullave te policise, shefi qarkullimit Durrës Blerim Laçi pohon se dy prej akseve me problematike, ku tendenca e aksidenteve mbetet e larte eshte autostrada Tirane-Durres si dhe rruga qe lidh Uren e Dajlanit me zonen e Plepave.Policia e Durresit ne vijim te punes se saj, kerkon edhe bashkepunimin e perdoruesve te rruges, si te kembesoreve ashtu edhe te drejtuesve te mjeteve, per respektimin e dispozitave ne fushen e qarkullimit rrugor.Pergjate 20 dite te fundit vetem ne Durres jane aplikuar mijera masa administrative, ku shumica regjistrohet per mungese te rripit te sigurimit, per perdorimi celulari si dhe per ndalim qendrimi.