Rendi dhe siguria publike Lezhë, qytetarët: Ndihemi të pasigurtë
Ankth, frike dhe pasiguri. Kjo gjendje ka shoqeruar banoret e Lezhes pas konstatimit te nje lende eksplozive te vendosur brenda nje furgoni pasagjeresh ne lagjen “Skenderbeg” te ketij qyteti.Edhe pse automjeti ishte vetem 20 metra larg nga kopshti i femijeve dhe qendres shendetësore, autoret nuk kane hezituar aspak te realizojne qellimin e tyre. Qytetaret e Lezhes kerkojne rend dhe siguri, por kane humbur çdo shprese. Sipas tyre kjo situate vjen si pasoje e mungeses se shtetit ligjor.Nga ana tjeter edhe drejtuesit e furgonave, te cilet kryejne itinerarin e linjes Lezhe-Shengjin, jane te friksuar nga kjo ngjarje, e cila ka shenjestruar kolegun e tyre.Eksplozivi ne furgonin e pasagjereve eshte nje fakt trondites, pasi rrezikon jo vetem objektivin e autoreve, por edhe qytetare te pafajshem. Te gjithe kerkojne reagimin e policise dhe vemendjen e saj per te shmangur situata te ngjashme.