Grabitësit vrasin pasagjerin në Memaliaj, maskat bëjnë “shoshë” autobusin

Ndërron jetë në spitalin rajonal të Fierit, i riu që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë në autobusin e linjës Athinë- Tiranë.23-vjeçari Laurent Tabaku nga Elbasani iu nenshtrua nderhyrjes kirurgjikale, pasi plumbat i kishin pershkruar organet e brendshme te tij, por bluzat e bardha nuk arritën ta mbanin jetë dhe ka ndërruar jetë në spital pasditen e sotme.Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 1:00 pas mesnate ne Mogila te Tepelenes, pjese e aksit Gjirokaster- Fier, ku 22 pasagjere te cilet po udhetonin me autobusin e linjes Athine-Tirane jane terrorizuar, kur persona te armatosur i kane prere rrugen automjetit me qellim grabitje.Fillimisht autoret kane qelluar ne ajer me qellim qe drejtuesi i autobusit te ndalonte, gje e cila nuk ka ndodhur.Kjo do te mjaftonte qe grabitesit te mos kursenin plumbat ne drejtim te automjetit, ku si pasoje dy persona kane ngelur te plagosur Laurent Tabaku dhe 19-vjeçarja Q.Dihani, ku kjo e fundit pas mjekimit te marre ka dale nga spitali.Forcat te Nderhyrjes se Shpejte ne bashkepunim edhe me efektivet e komisariatit Gjirokaster dhe Tepelene kane bere te mundur shoqerimin e 9 personave, te cilet dyshohen te jene autoret e ngjarjes.Ndërkohohë policia e shtetit ka vënë në dispozicion 10 mijë euro, për cilindo person që mund të ketë informacion rreth autorëve të sulmit, që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e tyre.Personat që kanë dijeni mbi autorët e sulmit të autobusit mund të telefonojnë në numrin e vënë në dispozicion 0694102732.