Tirana e Shkupi “rrëzohen” për Radikën, zbardhen dokumentet në parlamentin maqedonas
Projekti për Fushën e Lukovës dhe devijimin e lumit Radika është pjesë e projekteve qeveritare për periudhën 2011-2015. Profesori universitar dhe ish-deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri, ka publikuar të dhëna dhe dokumente zyrtare që sipas tij janë pjesë e projekteve të Qeverisë, që janë diskutuar në Parlament, gjatë periudhës së debateve për buxhetet e shtetit.Në bazë të dokumenteve të miratuara, në vitin 2012 në buxhetin ishin paraparë 1,9 milionë euro dhe kredi e huaj prej 7,59 milionë euro, apo gjithsejt 9,51 milionë euro. Në vitin 2013 janë paraparë shpenzime kapitale 1.43 milionë euro, 7.59 milonë euro kredi dhe gjithsej 9.02 milionë euro. Në vitet e ardhshme do të thotë nga 2014 janë paraparë 3.3 milionë euro, kredi e huaj 18.7 dhe se totali i investimeve 22 milionë euro”, theksoi eksperti për çështje ekonomike, Izet Zeqiri.
Sipas tij, këto projekte ishin votuar nga Qeveria dhe se plani fizibiliti ishte firmosur dhe paguar nga ish-ministri i Ekologjisë nga radhët e BDI-së, Nexhati Jakupi.“Investimi në Pendën e Fushës së Lukovës në periudhën 2011-2015 do të kap shumën 62.27 milionë euro. Investimet sferën e hidrocentraleve në rrjedhë janë: Sveta Petka Treska - Shkup në periudhën 2002-2011 që kap shumën 66.46 milionë euro; investimi në Pendën Fusha e Lukovës në periudhën 2011-2015, që do të kap shumën 62.27 milionë euro; rehabilitimi i hidrocentraleve ekzistuese në periudhën 2011-2014 me shumë prej 31.88 milion euro”, nënvizon Zeqiri.
Sipas tij, të gjitha këto hidrocentrale do të menaxhohen nga kompania shtetërore ELEM.