Ambasadori Arvizu në Korçë, merr pjesë në përurimin e Tumës së Kamenicës
Abasadori i SHBA Aleksander Arvizu i shoqëruar edhe nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, kanë përuruar ditën e sotme në varrezën mbi 600-vjeçare të Kamenicës një nga sitet arkeologjike më të vjetra në Korçë, Tumën e Kamenicës, financuar nga ambasada amerikane me vlerë 50 mijë dollare. Amasadori Aleksander Arvizu gjatë fjalës së tij i ka bërë apel instancave shtetërore por edhe gjithë komunitetit të ruajnë trashëgiminë kulturore të cilën e kemi trashëguar nga paraardhësit tanë.Për Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, kjo është një detyrë jo vetëm e shtetit por edhe gjithë komunitetit, ndërsa nuk ka anashkaluar edhe vjedhjet apo shkatërrimet që i bëhen në mënyrë të vazhdueshme trashëgimisë kulturore.Ambasadori Arvizu zhvilloi një takim edhe me përfaqësues të shoqërisë civile ku i prezantoi ata me grantet e vogla të komisionit për demokraci të ambasades amerikane.Nëpërmjet këtij programi, Arvizu theksoi se do të mbështeten nismat e organizatave jo qeveritare dhe do te financohen projekte në fusha të ndryshme .