Operacioni “Lluks” bllokon 80 automjete të vjedhura e pa dokumenta

Policia e Tiranës me anë të në një operacion të koduar "Lluks", ka bllokuar 80 automjete pasi dyshohet se disa prej tyre janë të vjedhura, ndërsa pjesa tjetër kanë rezultuar pa dokumentacionin e rregullt.Operacioni ka përfshirë në verifime rreth 250 automjete, por pas përfundimit të tij, për 80 është marrë masa e bllokimit.Kjo ndërhyrje është kryer me qëllim bllokimin, sekuestrimin dhe nisjen e hetimeve për automjetet e vjedhura, të trafikuara si dhe bllokimin apo marrjen e masave administrative ndaj automjeteve që rezultojnë me mangësi në dokumentacion.