Ndërhyrja te tatimet, Basha: Operacion kriminal i dyshes Rama-Meta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur vendosmërinë e PD-së për t'i shkuar deri në fund zbardhjes së plotë të vjedhjes së 4. 5 milionë të dhënave kofindenciale të bizneseve shqiptare në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim-Taksave. Nga Kurbini, ku mori pjesë në 23-vjetorin e krijimit të PD-së, Basha tha se ky operacion kriminal i dyshes Rama-Meta ka për qëllim zgjerimin e  gjobave ndaj biznesit në këmbim të rrushfetit.I prerë në qëndrimin e tij, lideri i opozitës, ka qenë dhe mbi komisionin për reformën territoriale-administrative, ku tha  se opozita nuk merr pjesë pa rivendosjen e plotë të parimit të konsesusit.Kreu i demokratëve Lulzim Basha, është ndalur në fjalën e tij në Kurbin edhe në proçesin e analizës dhe hapjes së PD-së ku tha se duke nisur nga dita e hënë, seksionet, grup-seksionet, degët e anembanë Shqipërisë, për një muaj me radhë do i nënshtrohen një proçesi rigoroz të evidentimit dhe ripërtëritjes së bazës së të dhënave të anëtarësisë së PD-së.