Vrau 1 person dhe plagosi 2 të tjerë për kromin, arrestohet pas 3 vitesh
Vihet në pranga një person i shumëkërkuar nga policia. Blutë e Bulqizës në sajë të operacionit policor të koduar “Kroni i Përgjakur”, finalizuan me sukses arrestimin e shtetasit, Destan Gjeta, i kërkuar për vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve në vitin 2011.Drejtoria e policisë Qarkut Dibër bën me dije se në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ndalimi i Gjetës u bë rreth orës 11:00 në vendin e quajtur Shkozë, Tiranë.Destan Gjeta akuzohet për veprat penale “Vrasje në rrethana të cilësuara, kryer në bashkëpunim” , “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkatërrim prone me dashje” dhe ka qenë i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.Ngjarja u regjistrua me 05.01.2011 në qendër të qytetit të Bulqizës, ku Destan Gjeta vrau një person dhe plagosi dy të tjerë për shkak të konfliktit për shfrytëzimin e galerive të kromit në mënyrë të paligjshme.