NATO, raketa në kufirin turko-sirian
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka konfirmuar të hënën se aleanca ushtarake pritet të vendosë raketa “patriot” në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, si masa paraprake ndaj përhapjes së luftës civile në Siri.Rasmussen tha për CNN se pret që samiti i ministrave të Jashtëm në Bruksel, i cili do të mbahet të martën, të marrë një vendim në të njëjtën ditë, duke pritur një “përgjigje pozitive” kundrejt kërkesës së qeverisë turke.Janë identifikuar tashmë tre pozicione përgjatë kufirit jug-lindor të Turqisë me Sirinë, si vendet e mundshme për vendosjen e raketave “patriot”, të cilat do të vijnë nga SHBA, Gjermania dhe Holanda dhe do të kërkojnë vetëm pak javë për instalimin e tyre, sipas Rasmussen.Një zyrtar sirian ka këmbëngulur se ata “nuk do të përdorin kurrë, në asnjë lloj rrethane” armë të tilla, “nëse këto armë ekzistojnë”. Ndërkohë, OKB ka bërë të ditur se “po largon cdo anëtar të stafit ndërkombëtar” nga Siria. 25 nga 100 stafet ndërkombëtare priten të largohen këtë javë nga ky vend, sic ka raportuar agjencia e lajmeve Irin, ndërsa të gjitha misionet humanitare jashtë Damaskut do të ndalen në një moment të dytë.