SHBA e shqetësuar për mundësinë e përdorimit të armëve kimike në Siri
Shtëpia e Bardhë thotë se Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime në rritje për synimet e Sirisë lidhur me përdorimin e armatimit kimik.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha sot se Uashingtoni është duke përgatitur plane për çfarëdo eventualiteti.Ai ka refuzuar të tregoj se çka përmbajnë këto plane.Këto komente u bënë pasi sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, sot ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin aksion nëse Siria e përdorë këtë armatim.Zonja Clinton, sot në Pragë, tha se përdorimi i armatimit kimik nga ana e regjimit të presidentit Bashar al-Assad, paraqet “linjë të kuqe”, e cila do të nxiste aksion të shpejtë.Por, qeveria e Sirisë ka reaguar ndaj vërejtjeve të zonjës Clinton, duke thënë se “kurrë, në asnjë rrethanë” nuk do ta përdorë armatimin kimik kundër popullit të vet.Njëherësh, Kombet e Bashkuara thonë se po e tërheqin “gjithë personelin jo-esencial ndërkombëtar” nga Siria, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.