Koreja e Veriut teston një raketë me rreze të gjatë veprimi
Koreja e Veriut do të testojë një raketë me rreze të gjatë veprimi mes datave 10 dhe 22 dhjetor, njofton agjencia zyrtare e lajmeve. Sipas KCNA-së, synimi është të lëshojë një satelit.Testet e mëparshme, që nuk kanë pasur sukses, janë kritikuar nga ndërkombëtarët si në shkelje me embargon e OKB-së kundër testeve të raketave balistike koreano-veriore.Njoftimi ka të ngjarë të rrisë tensionet mes Koresë së Veriut dhe fqinjëve të saj, në një kohë kur më 19 dhjetor në Jug janë planifikuar të mbahen zgjedhjet presidenciale.Testi më i fundit i Penianit ishte në prill, i cili dështoi tërësisht. SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut thanë se raketa fluturoi vetëm pak sekonda para se të rrëzohej dhe të përplasej në ujërat e Gadishullit Korean.Shkencëtarët veriorë kanë analizuar gabimet e testit të prillit dhe tani janë gati ta provojnë sërish lëshimin, ka njoftuar Komiteti për Teknologjinë Hapësinore përmes agjencisë KCNA.Raketa do të jetë e të njëjtit lloj, Unha-3, dhe do to lëshohet drejt jugut, për të dalë mbi Detin Lindor të Kinës. “Unha” do të thotë “galaksi” në gjuhën koreane.Raketa me të njëjtin emër vlerësohet se mund të përshkojë 2.200 kilometra, por nuk është testuar ende me sukses.Së fundmi ka pasur spekullime se Koreja e Veriut do të përpiqet të bëjë një tjetër lëshim së shpejti, pavarësisht paralajmërimit që Këshilli i Sigurimit i OKB-së bëri gjatë javës.