Qeveria siriane i përgjigjet Clinton: S’përdorim armë kimike ndaj popullit

Qeveria e Sirisë ka deklaruar se në asnjë rrethanë nuk do të përdorë armatimin kimik kundër popullit të vet.Këto komente të një zyrtari të ministrisë së jashtme të Sirisë u bënë sot, pasi sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka tërhequr vërejtjen se përdorimi i armatimit kimik nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad, paraqet “linjë të kuqe”, e cila do të nxiste aksion.Komentet Clinton i bëri sot gjatë qëndrimit të saj në Pragë të Çekisë.Të dielën, gazeta New York Times ka raportuar se është detektuar aktivitet në një depo të armatimit kimik në Siri.Ekspertët besojnë se Siria i ka rezervat më të mëdha të armatimit kimik në Lindjen e Mesme.Trupat e qeverisë së Sirisë, lojale ndaj presidentit Bashar al-Assad, po luftojnë kundër kryengritësve, që synojnë përmbysjen e regjimit të Assadit.Vlerësohet se prej fillimit të kryengritjes para 20 muajve deri më tani janë vrarë më se 40 mijë njerëz.