Moska bllokohet nga dëbora
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2012, 11:42
Moska është paralizuar ndërsa stuhi dëbore kanë përfshirë gjithë Rusinë. Në rrugën kryesore që lidhë Moskën me Sant Petersburgun për tre ditë rresht vazhdon ndërprerja e trafikut rrugor, që e ka shkaktuar sasia e madhe e dëborës në këtë rajon.Radha e makinave ka arritur një gjatësi rreth 200 kilometra, ndërsa në zona të caktuara ka rënë pothuajse një metër deborë.Autoritetet kanë ngritur stacione ushqimi përgjatë rrugës, për të ndihmuar njerëzit e bllokuar. Ministri i Emergjencave, Vladimir Puchkov, thuhet se po kontrollon përpjekjet për rimëkëmbje.Ndërkohë ministri i Trasnportit, Maksim Sokolov, është në Tver për të diskutuar situatën me zyrtarët lokalë.