Japoni, shembet tuneli, 7 persona rezultojnë të zhdukur

Shembja e një tuneli në Japoni ka zënë poshtë disa automjete, në një kohë që shtatë persona figurojnë të zhdukur. Ata që i mbijetuan aksidentit thanë se sasi të mëdha betoni ranë mbi makinat me të cilat udhëtonin përgjatë tunelit Sasago.Forcat e kërkim-shpëtimit u ndodhën menjëherë në vendngjarje, megjithatë mbetet e paqartë se sa automjete janë të përfshira në aksident.Ngjarja ndodhi rreth mesnatës, rreth 80 km në Perëndim të Tokios. Tuneli është i dyti për nga gjatësia në vend dhe lidh kryeqytetin me qytetin e Nagoyas. Televizioni shtetëror  raportoi se tym i zi dilte nga tuneli, çka do të thotë se makinat ishin përfshirë nga flakët."Ende nuk e dimë se sa mjete janë në flakë",-tha një polic për agjencinë e lajmeve AFP.Një grua që ishte në një furgon me pesë njerëz të tjerë, tha se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë u kishte ndodhur atyre.