Slloveni, Borut Pahor fiton zgjedhjet

Ish kryeministri slloven Borut Pahor duket se ka arritur një fitore të theksuar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vend. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Pahor ka marrë rreth 67% të votave kundrejt 33% që ka marrë presidenti i tanishëm Danilo Turk pas disa ditë protestash në lidhje me shkurtimet buxhetore dhe korrupsionin qeveritar.Por Pahor u tha mbështetësve se Sllovenia do të dalë nga errësira. "Momenti kur burrat dhe gratë sllovene, qytetarët e Sllovenisë do ta mundin këtë krizë ka ardhur dhe ne do të mundim përfundimisht. Ne përsëri do të kemi besim se shteti jonë do të rritet mes vendeve të Evropës"tha ai.Sllovenia përballet me recesionin më të thellë midis 17 vendeve që përbëjnë Eurozonën. Ekonomia e vendit është tkurrur me më shumë se 8 për qind që prej vitit 2009. Kjo situatë ka prodhuar tension të madh në Slloveni, e pas protestave policia ka ngritur akuza për shkelje të rendit publik për 33 persona, në Ljubjanë, ndërkohë që mijëra qytetarë gjatë javës protestuan edhe në Maribor, ku gjithashtu pati përleshje.