Ban Ki Moon: Ndërtimet izraelite, goditje për paqen

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon ka paralajmëruar se perspektiva e paqes do të pësojë një “goditje pothuajse fatale”, nëse Izraeli ndërton mijëra banesa për kolonët hebrenj në tokën, të cilën, palestinezët e duan për shtetin e së ardhmes.Një deklaratë e OKB-së tha se plani i Izraelit për ndërtimin e 3 mijë banesave të reja, do të rrezikojë shkëputjen e plotë të Jerusalemit lindor nga pjesa tjetër e Bregut Perëndimor.Njoftimi i Izraelit për ndërtimin erdhi një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme votoi me shumicë dërrmuese për të përmirësuar statusin e palestinezëve në OKB nga subjekt vëzhgues në shtet jo anëtar.Izraeli ka intensifikuar presionin, duke njoftuar se ka pezulluar rreth 100 milionë dollarë, që ua ka borxh palestinezëve për taksat.Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas të dielën u kthye në Bregun Perëndimor dhe deklaroi: “Tani kemi një shtet.”