Mungesa e sigurisë, OKB tërheq nga Siria personelin jo-esencial ndërkombëtar

Kombet e Bashkuara kanë bërë me dije se po tërheqin “gjithë personelin jo-esencial ndërkombëtar” nga Siria, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare (OCHA) nëpërmjet një deklarate tha se rreth 25 nga 100 persona të stafit ndërkombëtar do të largohen nga Siria këtë javë.Më tej kjo zyrë ka thënë se nevojiten më tepër makina të blinduara, për shkak të sulmeve kundër konvojeve me ndihma humanitare, dhe faktit se ato shpeshherë gjenden të bllokuara në mes të të shtënave ndërmjet kryengritësve dhe forcave qeveritare.Më herët gjatë ditës, qeveria e Sirisë tha se “kurrë, në asnjë rrethanë” nuk do ta përdorë armatimin kimik kundër popullit të vet.Këto komente të një zyrtari të ministrisë së jashtme të Sirisë u bënë pasi sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka tërhequr vërejtjen se përdorimi i armatimit kimik nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad, paraqet “linjë të kuqe”, e cila do të nxiste aksion.