Meksikë, betohet presidenti Enrique Pena Nieto

Enrique Pena Nieto ka bërë  bën betimin si presidenti i ri i Meksikës, duke premtuar për një zhvillimin ekonomik  si dhe një vëmendje për të luftuar kartelet e drogës dhe dhunën."Qëllimi i parë qeveria ime do të jetë për të sjellë paqe në Meksikë.Në qeverinë time s'do të ketë asnjë pakt me krimin e organizuar. Nuk është kjo rruga e duhur për sigurinë e popullit meksikan" tha presidenti i ri.Më tepër se 60 mijë vetë kanë gjetur vdekjen në rastet e dhunës lidhur me drogën që nga fillimi i fushatës së qeverisë kundër karteleleve të drogës 6 vjet më parë.Në kabinetin e tij përfshihen disa anëtarë të shkolluar jashtë vendit dhe disa njerëz të fuqishem e me përvojë nga radhët e partisë së tij Revolucionare  Institucionale.Në lëvizje që shihet si përpjekje për konsensus, 46-vjeçari Pena Nieto ka zgjedhur në kabinetin e tij disa anëtarë të kabinetit të paraardhësit të tij, Felipe Kalderon.Ministër i Jashtëm do të jetë Jose Antonio Meade, që ka qenë ministër i Thesarit gjatë qeverisë së presidentit në ikje, Felipe Calderon.Kabineti i ri u prezantua nga personi i zgjedhur si ministër i Brendshëm, Miguel Angel Osorio Chong, një mik i afërt i presidentit të zgjedhur dhe ish-guvernator i shtetit të Hidalgos.