Shembja e tunelit në Japoni, qeveria urdhëron inspektimin
Qeveria japoneze ka urdhëruar inspektimin e ndërtimit të tunelit që u shemb duke zënë një numër të madh makinash nën të. Të paktën 9 viktima janë raportuar deri tani.Sipas zyrtarëvë shufra metalike e sigurimit të tunelit mund të jetë liruar, ndërkohë që janë mbyllur edhe tunelet e tjera të ngjashëm më tunelin Sasagos për të bërë inspektime.Të dhënat e para flasim për një seksion të shkatërruar deri në 100 metra i cili ka rënë.Në viktimat është një shofer kamioni. Pesë trupa u gjetën nën një furgon. Ata janë identifikuar si tre burra dhe dy gra, të rreth të 20- ve. tre trupa të tjerë u gjetën në një makinë tjetër.Si rrjedhojë e shembjes, një zjarr u ndez dhe përfshiu një numër tjetër automjetesh. Forcat e shpërtimit kanë konfirmuar në media se kanë parë disa trupa të karbonizuar, por është ende herët për të përcaktuar një bilanc njerëzor të kësaj tragjedie.Incidenti ndodhi rreth 80 kilometra në perëndim të Tokios në rrugën që lidh kryeqytetin me Nagoyan. Tuneli është nga më të gjatët në Japoni, 4.3 kilometra.