Përleshje të dhunshme në Lubjanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2012, 10:52
Protesta të dhunshme janë shënuar në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë.Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit antiqeveritarë, që hidhnin gurë dhe shishe në drejtim të policëve.Të paktën 20 persona janë plagosur dhe 30 të tjerë janë arrestuar.Protesta ka nisur e qetë por më pas grupet kanë sulmuar policinë, e cila ruante ndërtesën e parlamentit.Kjo është protesta e dytë e dhunshme brenda javës, në shenjë kundërshtimi ndaj shkurtimeve buxhetore në vend.Sllovenia është goditur rëndë nga recesioni ekonomik dhe po mundohet të kërkojë ndihmë ndërkombëtare.