Presidenti i Francës mes një skandali, mediat: Ka lidhje intime me një aktore

Presidenti francez Fruansua Hollande është përfshirë në një skandal. Revista franceze “Closer” pretendon se ka prova të pakundërshtueshme për një lidhje intime mes presidentit të Francës François Hollande dhe aktores Julie Gayet.Në edicionin e sotëm online, kjo revistë shkruan se do të publikojë së shpejti fotografitë për të mbështetur këtë zbulim të saj.Tabloidi ka njoftuar se do të publikojë shtate faqe me fotografi të lidhjes së supozuar  të presidentit 59 vjeçar me Gayet.Një numër i agjensive franceze kanë shkruar ditët e fundit se Hollande del shpesh natën nëpër Paris me motoçikletën e tij për t’u takuar me të dashurën e tij 41 vjeçe.“Në ditën e parë të vitit të ri, një zyrtar i lartë i cili kishte vendosur helmet,  ka shkuar në banesën e aktores, ku ka kaluar natën”, ka shkruar Closer në portalin e saj, ndërsa bashkëngjitur ka një fotografi të deformuar, që thuhet se është Hollande.Ndërkohë Presidenti i Francës, François Hollande ka thënë të premten se është duke u menduar për të ndërmarrë veprime ligjore kundër revistës ‘Closer’.Duke folur në kapacitetin e tij personal, Hollande i ka dërguar një përgjigje agjencisë franceze të lajmeve AFP, ku ka dënuar lajmin e publikuar pasi e sheh si “sulm ndaj të drejtës për privatësi”, të cilën ai “si çdo qytetar tjetër e ka këtë të drejtë”.Hollande ka thënë po ashtu se po analizon “veprime të mundshme ligjore”, kundër të tabloidit të përjavshëm.Një e përjavshme serioze pariziene, L’Express ka raportuar pak ditë më parë se sigurimi i pallatit presidencial është shumë i tensionuar për “ikjet” e shpeshta të Hollande.François Hollande jeton me partneren e tij Valerie Trierveiler, një gazetare franceze, për të cilën është ndarë nga gruaja e tij Segolene Royal, një politikane e partisë së majtë, me të cilën ka katër fëmijë.