Shkatërrohet rrjeti i drogës, kapen 5 trafikantë me 115 kg kanabis

Policia e Durrësit ka arritur të shkatërrojë një rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike dhe këto janë pamjet e momentit të arrestimit të 5 personave.Policia e Durrësit ka ndaluar dy atutomjetet ku udhëtonin 5 trafikantët shumë pranë portit të qytetit dhe ka bërë shoqërimin e tyre për në Drejtorinë e policisë. Ndërhyrja është bërë në një moment kur siç shihet nga pamjet ka pasur lëvizje të shumta automjetesh dhe qytetarësh që janë bërë dëshmitarë të ndërhyrjes së uniformave blu.Sajmir Zotkaj 27 vjeç, Ismir Plaku 22 vjeç, Gazmir Baruni 27 vjeç, Viktor Shkurti 27 vjeç, Geris Agasi 22 vjeç, që të gjithë me banim në Durrës, akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, njëri nga Durrësi dhe tjetri nga Elbasani.Bazuar në hetimet e nisura dy muaj pë parë u bë e mundur që të sekuestrohet rreth 115 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, të destinuar për në qytetet e Bergamos dhe Milanos.Nga hetimet u zbulua se të ndaluarit e siguronin lëndën narkotike në fshatin Lazarat, ku pasi bënin blerjen me anë të 4 automjeteve e transportonin drejt Durrësit, për ta depozituar në dy banesa në zonën e plazhit.Në banesa kryhej paketimi i lëndës narkotike në pako prej 1 kg, të cilat më pas me anë të mjeteve të rënda të transportit të mallrave përcilleshin drejt Italisë. Droga e sekuestruar kap shifrën e 120 mijë eurove nëse do të hidhej në treg.Policia ka sekuestruar dhe dy automjetet, ku u gjet droga si dhe disa telefona celularë në përdorim të 5 të arrestuarve.