Boçi pro ndryshimeve në statutin e PD: Berisha, ‘dinosauri’ që i duhet politikës
Parimi një anëtar një votë që u aplikua në zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, ndonëse nuk parashikohet në statut, do të aplikohet edhe në zgjedhjen e krerëve të seksioneve në rrethe, ndërsa drejtuesit e tjerë do të zgjidhen me votim të fshehtë ashtu siç dhe statuti e parashikon. Luçiano Boçi, deputet i PD por dhe kreu i degës së kësaj partie në Elbasan tha në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News se kjo është mënyra më e mirë, e mirëtestuar tashmë edhe me zgjedhjen në krye të PD, të zotit Basha.“Kjo është mënyra më e mirë e zgjedhjes së kryetarit përfaqësues të degës.Por për degët kryesore duhet të aplikohet forma e votimit një anëtar një votë pasi nxjerr një kryetar të pakontestuar, i cili ka autoritetin maksimal për të riorganizuar dhe drejtuar partinë. Nuk duhet të riciklohen njerëz të tjerë që mund të kenë pritur këtë moment dhe pse nuk kanë pasur tregues pozitiv përgjatë gjithë këtyre viteve” tha ai.Sipas Boçit përgjegjësia dhe faji sa i përket humbjes së zgjedhjeve të qershorit, janë dy nocione që duhen ndarë nga njëra-tjetra, duke vlerësuar se tendeca për gjetjen e fajtorit nuk është e drejtë. Deputeti demokrat përjashton mundësinë e një riformatimi të PD, ndërsa nëvizon rëndësinë e gjetjes së balancave mes figurave të vjetra dhe përthithjes së të rinjve.“Është një proces që ka kohë që ka nisur. Disa mendojnë se proçesi është zgjatur, të tjerët mendojnë se duhet të fillojë patjetër, ndërsa për mua është një proçes normal, proçese të tilla nuk bëhen me koka të nxehta nga emocionet, sidomos pas humbjes në zgjedhje. Në debatet e shumta që janë bërë, gjithmonë unë jam i parimit të ndarjes së dy nocioneve, faji është tjetër dhe përgjegjësia është tjetër. Përgjegjësia është e përgjegjësve që mbajën një pozicion në PD në bazë të hiearkisë. Përgjegjësia u mor nga zoti Berisha, për shkak të lidhjes me krijesën e tij, ndërsa çështje e gjetjes së fajtorit nuk është çështja e një partie serioze. Tendeca për të gjetur fajtor nuk është tendenca më e drejtë. Shembulli i Berishës duhet ndjekur në terësinë e degëve të caktuara, kjo përgjegjësi është mbajtur prej nesh dhe pse jo në mënyrën e zotit.Berisha. Një gjë e tillë do sillte më tepër efekt negativ ç’organizues. Luhet pak me termat, PD është brenda një proçesi normal zgjedhor, mund të ishin bërë dhe para zgjedhjeve të qershorit. Nuk jemi në pragun e një gjetje madhore të një ideje të çmuar për të shkuar në riformatim. Këto janë proçese normale brenda një formacioni politik që del pas 8 vitesh qeverisje. Lind një terren i ri ku duhet të gjenerojnë ide të reja.Por idetë e reja nuk duhet të konfondohen me fytyra të reja. Gjetja e balancave është shumë e rëndësishme. Proçesi duhet të shihet me kujdes, nuk duhet gjykuar bardh e zi” deklaroi Boçi.Duke e lënë të hapur mundësinë e rikandidimit të tij për kryetar të degës së PD Elbasan, Boçi u shpreh pro ndryshimeve në statusin e partisë për të lartësuar në piedestal bazën.“Kjo është stina e dhënies së opinioneve, e kam mirëpritur idenë e zotit Shehu. Personalisht jam i mendimit për organizimin piramidal të partisë. Kjo duhet të materializohet edhe një dokument, që është Kushtetuta e një partie, statuti. Duhen ndërhyrje radikale në të për t’iu përshtatur kohës, që ti shërbejë forcimit dhe organizimit të brendshëm të partisë.Karrierat politike i shoh dhe jashtë të qenurit si kandidat për kryetar dege i Elbasanit” u shpreh ai.Në përfundim të intervistës me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, deputeti demokrat rezervoi dhe një përgjigje për atë që kritikët e kanë quajtur dualizmi Basha-Berisha:“Ka kritika të tilla, stimuluar edhe nga kundërshtari politik. I shoh si fenomene të ndryshme, Berisha është një produkt historik i PD, është dinosauri politik që duhet të rrijë në fushën e betejës, është shembulli më i mirë i deputetëve. Basha është produkt i një proçesi tjetër, një anëtar një vote, proçes i pakontestuar dhe figura e tij është në rritje të vazhdueshme. Në AND e tij ai ka suksesin, të cilin do ta reflektojë dhe në mënyrën e organizimit. Secili ka mënyren e vet të shfaqes, duhen pranuar të dy në pozicionet e tyre siç janë. Bashkëpunimi i tyre është brilant dhe pjesë e forcimit të lidershipit të ri të PD”.