Fëmijët rom dhurata për lypsit, nisma për të ndihmuar ata që janë më të varfër
Janë vetë të varfër, megjithatë në këtë ditë festë kane menduar të bëjnë të lumtur fëmijët e tjerë të cilët gjithashtu e presin Vitin e Ri mes skamjes.Janë 16 fëmjët të komunitetit rom, të cilët kane mbledhur kursimet e tyre për ti dhuruar lodra e veshje të vegjëlve të tjerë të të njëjtit komunitet, të cilët çdo ditë i sheh rrugëve të Tiranës duke lypur.“Donin ti bënim bashkëmoshatarët tanë të lumtur”, përgjigjen ata kur i pyesim për këtë inisiativë të veçantë. Ndërsa të vegjëlve që kanë marrë në duar dhuratën e shumëpëritur, u lexohet gëzimi në fytyra.Ashtu si bashkëmosharët e tyre, edhe keta të vegjël do të festojnë natën e ndërrimit të viteve pranë familjes, por ndryshe nga fëmijët e tjerë, prej ditësh ata kanë lypur në rrugë, për të mbledhur paratë e nevojshme për të shtruar tryezën e festës.