Rrjedhje gazi pranë një pike karburanti në zonën e Xhamllikut
Raportimi për rrjedhje gazi pranë një pike karburanti në zonën e Xhamllikut, ka vënë në alarm mbrëmjen e sotme forcat e zjarrfikëseve dhe policinë e kryeqytetit.Mësohet se rrjedhja e gazit, shkaqet e së cilës nuk dihen akoma, ka ndodhur në një pikë karburanti.Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët e zonës, dhe policia dhe forcat zjarrfikëse të cilat kanë shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes, kanë krijuar një perimetër sigurie rreth pikës së gazderdhjes dhe po punojnë për të vënë në kontroll rrjedhjen e gazit.Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se situata paraqitet e rrezikshme deri në izolimin e vatrës së gazderdhjes, dhe kjo ka bërë që të ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe i njerëzve pranë vatrës së rrjedhjes së gazit, si dhe në rrugën "Xhanfize Keko".